Hodhi votën “pro” për ta shkarkuar! Gramoz Ruçi e përshëndet nga Kongresi: Ilir Meta, një nga miqtë e mi të parë

Gjatë fjalës në Kongresin e Jashtëzakonshëm të PS-së pasi dha dorëheqjen Gramoz Ruçi përshëndeti katër të rinjtë e parë që trokitën në derën e PS-së, mes tyre dhe Metën.

TIRANË- Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi, 3 ditë më parë votoi për shkarkimin e presidentit Ilir Meta. Por sot në 30-vjetorin e Partisë Socailiste, e ka përshëndetur presidentin Ilir Meta, si një nga të rinjtë e parë që trokitën në derën e partisë.

Gjatë fjalës në Kongresin e Jashtëzakonshëm të PS-së pasi dha dorëheqjen Gramoz Ruçi përshëndeti katër të rinjtë e parë që trokitën në derën e PS-së, mes tyre dhe Metën.

“Do të përshëndesja miqtë e mi të parët të rinj, 4 të rinjtë që trokitën në derën e partisë socialiste Ilir Zelon, Ndre Legisin, Pandeli Majkon dhe Ilir Metën,“- tha Gramoz Ruçi.

https://www.youtube.com/embed/_xhWlK6uXncPara tre ditësh Kuvendi i Shqipërisë miratoi raportin e Komisionit Hetimor për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta me 104 vota pro.