Ronaldo: E ardhmja nuk më shqetëson, dua Europianin e dytë radhazi

Zërat mbi të ardhmen e Cristiano Ronaldos janë të shumtë, megjithatë vetë ylli portugez është i përqendruar maksimalisht te Kampionati Europian, ku luzitanët do të debutojnë nesër në përballjen me Hungarinë në “Puscas Arena”.

Në konferencën e zakonshme për shtyp, CR7-a u shpreh se për momentin mendon vetëm për Euro 2020-ën dhe se është i bindur që e ardhmja do të jetë më e mirë, qoftë te Juve, qoftë në një tjetër skuadër.

“Kam shumë vite që luaj në nivele të larta dhe tani nuk më shqetësojnë më zërat e merkatos. Nëse rri te Juve, apo iki diku tjetër, nuk e di, por jam i bindur që e ardhmja është gjithmonë më e mirë. Megjithatë për momentin jam i përqendruar vetëm te Kampionati Europian dhe më pas do të mendoj për të ardhmen”, u shpreh portugezi.Fituesi për 5 herë i Topit të Artë është gati të luajë Eurpianin e 5-të në karrierë, diçka vërtetë e veçantë, megjithatë në konferencën për shtyp pranon se ëndrra e tij është që Portugalia të mbrojë trofeun, pasi është kampionia në fuqi e këtij kompeticioni.

“Luaj Europianin e pestë dhe është një rekord shumë i bukur, por do të etë edhe më speciale nëse arrijmë të mbrojmë titullin kampion të fituar në Euro 2016-ën”, tha Ronaldo.

Top Channel